Ekskluzive: Në këtë orë thirret seanca për votimin e Qeverisë

Burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, nga ora 17:00 pritet të thirret seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

 

Sipas këtyre burimeve, pritet që në këtë seancë të procedohet me zgjedhjen e Qeverisë së re, pas konstituimit të legjislaturës së re.

Mbetet të shihet nëse partitë politike do të sigurojnë votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit.

Gazeta Minuti do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.