Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku-Mullhaxha e ka lavdëruar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.
Madje ajo me opinionin e ka ndarë edhe një ‘muhabet’ nga salloni i floktares së saj.
“Po e them një ngjarje.
Isha te parukierja edhe një vajzë e re, grua e re, nuk isha e bindur se ajo e përcjell fort politikën më tha: Ooo bre unë po flej rehat se e di që nesër kur të çohna Albini nuk ka me nënshkru naj marrëveshje të dëmshme.”, tha deputetja.