Pse Mërgimtarët Nuk Çojnë Pare Si Më Përpara ?

Pse Mërgimtarët Nuk Çojnë Pare Si Më Përpara ? Vlerësimet e Bankës Popullore të bazuara në metodologjinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tregojnë se mërgimtarët që nga viti 2009 e këndej po dërgojnë mbi një miliardë euro në vendlindje.

Mirëpo, vitin e kaluar – si rrjedhojë e pandemisë, janë zvogëluar remitancat në Maqedoninë e Veriut, për një të katërtën në raport me vitet paraprake. Banka Qendrore thotë që 2020 përmbyllet me një rënie prej 260 milionë euro.