Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se përshtypja e tij për SBASHK-un është se kjo organizatë sindikale ishte e kapur nga pushtetet për 20 vite.
Ai ka thënë se për këtë bindje të tij, ka dy argumente.
“Përshtypjen që ma ka kriju SBASHK-u është që është i kapur nga partitë qe 20 vjet. Kam dy argumente për këtë. Për 20 vjet këta nuk kanë bërë greva që zgjasin nga 30 ditë. Kjo është hera e parë. Dhe e dyta është, ishte një moment në komisionin për Arsim kur ai deputeti i PDK-së, ai plagjiatori, ia bëni kështu me sy i tha çohum tash, dhe e lëshoi mbledhjen”, tha Gashi në Pressing të T7.
Gashi ka thënë se SBASHK-u shfrytëzoi dy karakteristika të qytetarëve të Kosovës, e që sipas tij, janë edhe të mësimdhënësve.
“SBASHK-u këtu i shfrytëzoi dy karakteristika të qytetarëve të Kosovës, e që i ka edhe stafi i mësimdhënësve në shumicën e rasteve, e që janë dembellëku dhe beleshllëku, me nejtë dhe me marr pare pa punu”, tha ai.
Sipas Gashit, sikur mësimdhënësit të ftoheshin për protesta, do të kishte pjesëmarrje shumë të ulët.
“Me i thirrë SBASHK-u me protestu, nuk dalin as 20 veta, po me nejtë në shpi dhe me marrë rroga ju pëlqen”, deklaroi ai.
Analisti Gashi ka thënë se kryeminsitri Albin Kurti ka mundur që ta evitojë këtë grevë, duke premtuar zbatim të shpejtë të Ligjit për Paga. Sipas tij, përmes kësaj lëvizjeje, krerët e SBASHK do të vendoseshin para aktit të kryer.
“Kurti është dashur t’u thotë këtyre që ligji për paga, ku parashihen rritje për paga, ka me u shty me procedura ekstra super të shpejta dhe kemi me bë çdo gjë që prej janarit ju të keni paga të rritura. Këtë është dashur t’ua thotë ai dhe i kishte qitë para aktit të kryer dhe s’do të kishte nevojë për greva”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress