




Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala ka treguar një histori rrëqethëse që i ka ndodhur në një market.
Thotë se është përballur me një realitet të hidhur dhe një varfëri të tmerrshme të një njeriu në moshë, i cili e ktheu një jogurt që kushtonte 15, pasi nuk kishte para për ta paguar atë.
Ky është statusi i plotë i tij:





Po paguaja tek arka e një supermarketi në Ulpianë. Parpitmas ofrohet një i moshuar, në të shtatëdhjetat e tij. Me pas e pashë që ishte mjaft i mbajtur dhe pendant.
– A bën ta shikosh sa kushton ky se e pashë që është me zbritje?, iu drejtua shitëses.
-Prit pak, i tha ajo, pasi e kishte arkën e zënë me artikujt që po merrja unë. As unë nuk e shikova detajisht, pasi isha duke i vendosur në qese gjanat e mia.





Kur u kry, shitësja e skanoi artikullin e tij.
– Kushton 15 cent, i tha ajo. U ktheva i stepur dhe e pashë që ai e kishte një jogurt në dorë. U nis ta kthente aty ku e kishte marrë.
Kjo më ndodh thuajse cdo ditë në supermarketet e Prishtinës, teksa shoh njerëz me gjerë ushqimore të lira që ankohen tek shitësit për cmime.
Ky eshte tregues qe neve si shoqni na duhet një plan i shpejtë i zhvillimit ekonomik, pasi familjet tona po vuajnë. Pa zhvillim ekonomik dhe ate te hovshëm, nuk na duhet asgjë tjetër.