Berisha për deklaratën e Gjukanoviqit: Abazoviqi s’është i vetmi kryeministër që është kontraktor i Serbisë së Madhe

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka komentuar deklaratën e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, i cili tha se kryeministri Dritan Abazoviq është kontraktor i Serbisë së Madhe.

Berisha ka shkruar në Facebook se deklaratës së Gjukanoviqit do t’ia shtonte se fatkeqësisht Abazoviq s’është i vetmir kryeministër i tillë.

“Deklaratës së Presidentit të Malit të Zi, se : “Abazoviç është kontraktor i Serbisë së Madhe”, i kisha shtuar, se fatkeqësisht nuk është i vetmi kryeministër i tillë në këto anë”, ka shkruar Berisha.