




Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka ironizuar me propozimet e reja të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të kursyer energjinë.
Berisha, e quan “tallje me qytetarët e Kosovë”, propozimin e bërë nga Qeveria e Kosovës.





“Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu deshtë me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue. Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie asi te kerreve”, ka thënë ai në Kanal10, përcjell Periskopi.