Dasma e Armina Mevlanit me Shkëlzen Berishën ka qenë më e komentuara e kësaj jave në rrjet. Çdo detaj u diskutua pafund dhe nuk kishte se si “të shpentonte” edhe ushqimi. Ajo që u gjykua shumë ishte zgjedhja e lugëve prej druri dhe enët njëpërdorimshme.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Armina ka zbuluar këtë zgjedhje të pazakontë dhe mënyrën se si e konceptoi dasmën e saj.
“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare”, tha ajo.
Më pas, Armina shtoi: “Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic, diçka natyrale dhe zbukurimet ishin natyrale. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje.”/abcnews.al