Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet u inaugurua loja më e re e quajtur “monopol”.
Organizatorët thanë se ide e projektit në fjalë ka qenë që prindërit t’i largojnë fëmijët për një kohë nga telefonat, televizorët e teknologjia.
“Ne fillimisht i kemi zgjedhë 7 komuna në koordinim me kompaninë angleze, pastaj i kemi përzgjedhur ikonat e qyteteve”, tha organizatori Alban Shala.
Komunarët thanë se ‘monopoli’ është një ambasador i shumë vendeve, ku promovohen bukuritë e qyteteve, derisa Kosova është vendi i 114 në botë, ku kjo lojë do të jetë prezente.