Kundërshtarët politikë, më saktësisht opozita kanë vërshuar me kritika ndaj kryeministrit Kurti, pas udhëtimit të tij për në Japoni ku do marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
E ndër reagimet më të ashpëra, ishte ai i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
E për këtë, Çitakut iu kundërpërgjigj deputetja e LVV-së, Tinka Kurti, ku në Facebook postoi një deklaratë që nënkryetarja e PDK-së e kishte bërë kur ishte vrarë kryeministri japonez.
Postimi i plotë
Sa lirë e shet ish-ambasadorja jonë në ShBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez të cilin me 8 korrik ajo e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës? Për një status të dobët në Facebook. Kështu për pak e shitën edhe Kosovën.
P.S. Kryeministri Kurti po qëndron në Japoni për marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.