Ghetto Gease zgjedh mos të flet për muzikën, ka një porosi interesante

Getoar Selimi, i njohur ndryshe si Ghetto Gease, është shfaqur sot më ndryshe në rrjetet sociale

Ai njihet për këngët e tij dhe tekstet që i krijon.

Por, krahas kësaj Ghetto Gease është i njohur edhe për mënyrën se si ai vishet dhe këtë e ka treguar edhe në një fotosesion që e ka realizuar në qytetin e Milanos, vend ku është duke u mbajtur Java e Modës.

“Stili është mënyra të tregoni se kush jeni pa pasur nevojë të flisni”, ka shkruar Getoar Selimi, teksa shihet i veshur me veshje lëkure, më shumë si një roker se sa një reper. /GazetaExpress/