I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra ka folur ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7 lidhur me përmendjen e emrit të tij si i dyshuar lidhur me rastin në fjalë.
Kodra i lidhur drejtpërdrejt në emision thotë se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij.
“Cka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, tha ai.
Tutje ai tregoi për momentin se si e mori vesh për lakimin e emrit të tij si i dyshuar për përgatitjen e atentatit ndaj Kurtit.
“Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme”.
Kodra po ashtu tregoi edhe për momentin kur ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një viti më parë.
“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentat, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk mëtregojshin pse jam ndal. Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i kirmeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për cka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, tha ai.