Kush ka konsumuar produktet Wudy duhet të paraqitet te mjeku i familjes

Jeta Deda, Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në një intervistë për A2CNN ka folur për njoftimin e bërë ditën e sotme për moskonsumimin e produkteve Wudi, pasi në to ishte konstatuar prezenca e një bakteri të rrezikshëm. Deda është shprehur se kush i ka blerë produktet kohët e Wudi duhet t’i kthejë te shitësi ndërsa kush i ka konsumuar duhet të paraqitet te mjeku i familjes.

“Mbrëmjen e djeshme kemi marrë njoftimin nga sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin, ku nuk është vetëm AKU pjesë e këtij sistemi, por edhe autoritete homologe. Ky njoftim ka ardhur dje dhe menjëherë janë marrë masat për të ndjekur vijueshmërinë. Është një produkt i importuar dhe jo i prodhuar në Shqipëri.

Ky njoftim nuk është i pari që AKU bën, ky është një njoftim që ne kemi marrë përsipër që ta bëjmë si transparencë. Kush e ka blerë këtë produkt dje apo pardje, duke ta rikthejë pranë shitësit, për t’u asgjësuar ashtu siç duhet. Kush ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes pasi ka risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky produkt ka dalë me probleme në disa vende”, tha drejtoresha e AKU.

Njoftimi i bërë nga AKU:

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Ëudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
b. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;
c. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;
d. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;

e. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
f. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;
g. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;
h. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;

i. LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;
j. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
k. LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;
l. LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;

m. LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;
n. LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.

2. Emri i Produktit: ËUDY 250GX15 EST;

a. LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;
b. LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;
c. LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;
d. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

e. LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;
f. LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;
g. LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;
h. LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;
i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;
j. LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.

3. Emri i Produktit: ËUDY FORM.150GXEST;

a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
b. LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;
c. LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;
d. LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;
e. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

f. LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;
g. LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;
h. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
i. LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;
j. LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;
k. LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.

4. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;

a. LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;
b. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
c. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
d. LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;
e. LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;

f. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
g. LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;
h. LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;
i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.

5. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;

a. LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!