Berat Buzhala: Dimal Basha paguhet 2000 euro çdo muaj, në jetën e tij nuk e ka bërë kurrë sakrificën e Rrahman Jasharajt

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar sjelljen e deputetit të VV-së, Dimal Basha, ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot në Kuvendin e Kosovës.

Buzhala e quan të turpshëm sjelljen e Bashës, konkretisht britmat e tij ndaj Jasharajt që është i moshës rreth 70-vjeçare dhe ka kontribuar e sakrifikuar pa para për arsimin e vendin e tij.

Gazetari tutje shkruan në Facebook se Dimali, i cili paguhet prej shtetit 1000 – 2000 euro çdo muaj, në jetën e tij nuk e ka bërë kurrë sakrificën e Jasharajt të punojë pa para për shtetin e tij, shkruan Albanian Kids Education.

Postimi i plotë i gazetarit Buzhala:

I thojke Dimali Rrahmanit: A ke punu para luftes pa pare?

Ai i tha PO kam punu pa pare. Dimali i tha e tash pse po lype ma shume pare.

Per turpin e tij, nje djale i ri rreth te 30’ve, i bertitike nja 70 vjecarit. Nje 70 vjecari qe per nje dekade ka sakrifiku, duke punu edhe pa pare, edhe duke hanger dajak prej policise.