Analiza e ClA-së në vitin 1979: Kështu ishte menduar pavarësia e Kosovës dhe formimi i “Shqĭpërisë Etnĭke”

Si e kishte analizuar CIA amerikane politikën e kahmotshme shqiptare për pavarësinë e Kosovës, metodat b rutale të Aleksandar Rankoviqit dhe idenë e republikës shqiptare në Jugosllavi, e cila u shndërrua në “qëllim të përhershëm” në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në prill të vitit 1979 CIA kishte bërë analizën e “çështjes së Kosovës” në Jugosllavi. Në dokumentin e shifruar “RDP80T00942A001000060001-7”, të titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, agjencia amerikane e inteligjencës kishte vërtetuar gjenezën e p roblemit shqiptaro-serb dhe implikimet e këtij p roblemi lidhur me të ardhmen e Kosovës në Jugosllavinë pas Titos.

Analiza e CIA-së fillon me tezën se, edhe pse rivaliteti serbo-kroat prinë në Jugosllavi, në prapavijë zhvillohet rivaliteti serbo-shqiptar, i cili do të ketë “ndikim po aq të rëndësishëm se si do t’ia dalë Beogradi në krye me p roblemin e pakicave n acionale”.

Raporti konstaton se si, përkundër p ërpjekjeve serbe që ta përvetësojnë Shqipërinë në vendimet, siç janë rr itja e shkallës së autonomisë dhe ndihma ekonomike, n aciona lizmi shqiptar po f orcohet në kohën e një ekonomie gjithnjë e më të dobët në Kosovë.

“R egjimi i Enver Hoxhës në Shqipërinë fqinje, e konsideron Kosovën si një e ntitet nën kontroll të përkohshëm të Jugosllavisë…

Edhe pse nuk ka dëshmi për aktivitete të jashtme subversive në Kosovë, gj endja tashmë është përgatitur për ndërhyrje të jashtme.

Kjo veçmas është e vërtetë, sepse p roblemi i pakicës shqiptare në Republikën jugosllave të Maqedonisë mund ta destab ilizojë rajonin, ndaj të cilës Bullgaria ka pretendime terr itoriale”, thuhet në analizë, transmeton Telegrafi.

CIA potencon se një milion shqiptarë në Jugosllavi përbëjnë grupimin më të varfër e tnik në vend, ndërsa në të njëjtën kohë ka shkallën më të lartë të natalitetit dhe të analfabe tizmit, gjë e cila shqiptarët i bën veçmas të lidhur me tokën.

“Rryma e f uqishme e nacio nalizmit shqiptar është zhvilluar me qëllim të tejkalimit të efektit të qeverisjes së dikurshme serbe, kurse është e bazuar në pritjet jo reale të përfitimeve ekonomike…

Prania e atdheut të pavarur shqiptar brenda kufijve të Kosovës, ia shton dimensionin e jashtëm këtij p roblemi”, thuhet në analizën e CIA-s.