Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Qipro, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave online për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Qipros, që do të zhvillohet më 27 shtator në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, transmeton Gazeta Metro.

Çmimet e biletave për këtë takim janë nga 5 euro në sektorin e Veriut dhe Jugut deri në 80 euro VIP. Në sektorin e Lindjes një biletë do të kushtojë 10 euro, ndërsa në Perëndim 20 euro.

Sipas njoftimit të FFK’së një person mund të blejë deri në katër bileta.

KËTU mund të blihen biletat përmes platformës online. Ndërsa, detajet e tjera mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm të FFK’së. /gazetametro.net