Kurti për “El Pais”: Spanja duhet të na njoh, sepse s’mund të krahasohet kurrë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për gazetën `El Pais` se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës.

Sipas Kurtit, Spanja duhet të pajtohet dhe ta njohë Kosovën.

“E di që ka disa ankesa, por siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë, kryeministri tha se Rusia është duke u përpjekur shumë për të rritur jostabilitetin në kufijtë e Bashkimit Evropian.