Një front i ftohtë ajror vjen në Kosovë

Një fronti i ri i ftohtë ajror pritet të arrijë sot pasdite vonë ose sonte në mbrëmje në territorin e Republikës së Kosovës dhe kjo vjen pas përmirësimit të motit gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.

Fronti i ftohtë po shkakton reshje lokale intensive dhe stuhi me bubullima në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, por pritet të dobësohet kur të arrijë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë, pasdite vonë ose në mbrëmje në Kosovë pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave, sidomos në veri të vendit ku priten edhe reshje lokale shiu. Fronti do të shoqërohet me erëra veriore të cilat vende-vende mund të jenë të fuqishme sidomos gjatë kalimit të tij.

Reshje nuk pritet të ketë shumë, përpos në veri të vendit dhe rrethinë ku priten reshje pak më solide. Në viset tjera priten reshje kryesisht sporadike. Fronti do të kushtëzojë ulje të reja të temperaturave dhe vazhdimin e dominimit të fuqishëm të rrymimeve ajrore nga veriu dhe verilindja e Kontientit.