Jean-Clair Todibo futet në histori të futbollit, merr karton të kuq pas vetëm nëntë sekondave

Nice po përballet me Angers në kuadër të xhiros së tetë në Ligue 1.

Por befasia më e madhe ka qenë se qysh në fillim të ndeshjes është ndarë një karton i kuq.

Madje as pa kaluar minuta e parë gjyqtari kryesor Dechepy përjashtoi mbrojtësin vendas Jean-Clair Todibo.

Mysafirët u nisën në një aksion të shpejtë dhe ishin gati të dilnin para golit, derisa Todibo në sekondën e nëntë bëri një ndërhyrje dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Karton i kuq në sekondën e nëntë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori të futbollit.

Tani emri i qendërmbrojtësit francez do të mbetet gjatë në mendje të tifozëve, pasi vështirë se mund të marrë ndonjë futbollist një karton të kuq më shpejtë. /Telegrafi/