E papranueshme dhe shumë e ulët kjo çfarë i ndodhi Vlora Çitakut

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se është vërshuar me komente linçuese.

 

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se ka marrë komente nga profile të rrema e të vërteta.

Kjo gjuhë, sipas saj është instaluar nga Lëvizja Vetëvendiosje në diskursin publik.

“Fushatë e ndyrë, linçuese, me profile të rreme e të vërteta.

Sharje, shpifje, gënjeshtra pa kufi.

Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht.

Nuk shqetësohem për vete. Siç thotë populli, më është trashë lëkura.

Por kam frikë se kjo klimë helmuese, që politikën e ka kthyer në moçal shpifjesh, fyerjesh e linçimesh, po i dekurajon vajzat dhe djemtë e rinj të angazhohen në jetën publike.

E kjo është pasoja më e rëndë. Sepse një shoqëri që ua vështërson përfshirjen njerëzve të mirë, ua hap rrugën më të këqijve.

Andaj, sa nuk është bërë tepër vonë, duhet reagim institucional, shoqëror e qytetar.

Mjaft është mjaft”, ka shkruar ajo.