




Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ma parrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Istog.
Në këtë kuvend, delegatët kanë zgjedhur për kryetar dege, Ilir Feratin, njëheresh kryetar aktual i komunës së Istogut.
Abdixhiku në fjalën e tij tha se LDK është shembull më i mirë i demokracisë në vend dhe se zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë.
Njoftimi i plotë i LDK-së:





Sot u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Degës së LDK-së në Istog, me ç’rast delegatët e këtij kuvendi me unanimitet të plotë zgjodhën për kryetar të Degës z. Ilir Ferati, njëherit kryetar aktual i Komunës së Istogut.
Në këtë kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë. Kryetari Abdixhiku, në fjalën e tij para delegatëve tha se LDK është shembulli më i mirë i demokracisë në vend dhe se zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog, megjithatë vijnë pas ndërrimit jetë të kryetarit të mëparshëm, Haki Rugova. Kryetari Abdixhiku, vlerësoi lart kontributin e të gjithë strukturave, aktivistëve dhe veprimtarëve të Degës së LDK-së në Istog, puna e të cilëve tha se e ka bërë këtë shtëpi tonën të njeh veç fitore.





Kryetari i sapozgjedhur i Degës së LDK-së në Istog, Ilir Ferati, pasi që falënderoi delegatët për besimin e dhënë, theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permanent, ku shtoi se LDK mbetet e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.
Në këtë Kuvend, strukturave partiake iu bë thirrje për mobilizim të vazhdueshëm në kuadër të ciklit të ri të takimeve nëpër gjithë Kosovën.