“Kush ka hy në burg? Kurti burgjet i ka mbush veç me njerëz nga Danimarka”, Debati Avdiu Rexhaj

Zana Avdiu dhe Albatros Rexhaj kanë diskutuar ashpër sonte në Pressing në T7, teksa folën për deklaratat e Kurtit kur ai fitoi pushtetin për herë të parë.

 

Analistja Avdiu tha se “kauza” e Kurtit ishte me i “shti njerëzit në burg” në ndërkohë ajo tha “se nuk e ka shti në burg asnjë njeri”.

Pjesë nga debati mes tyre:

 

Avdiu: Kush ka hy në burg?

Rexhaj: Çka ka thanë e ka bo.

Avdiu: 12 kat…Albin Kurti ka pru të burgosur nga Danimarka në ato burgje. I ka mbushë burgjet vetëm me njerëz nga Danimarka, cili njeri ka hy në burg. Kauza e Albinit koka konë me çu njerëz në burg, kush ka hy në burg. Albin Kurti s’e ka shti asnjë njeri në burg.

Rexhaj: Ai ka thënë se njerëzit që kanë grabitë, skanë me mujtë me grabitë më. E ka premtu veriun e ka realizu.

Avdiu: Njerëzit kanë ikë prej Kosovës….

Video e plotë: