Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se në Kosovë mund të ketë sërish luftë. Hoti ka thënë se nuk do të ketë luftë në Kosovë as në rajon pasi asnjë qeveri nuk mundet dhe nuk guxon të mendojë të nis luftë.
”Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendojë të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s.”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Reagimi i plotë:
Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon. Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendojë të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s. E gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodh, është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik. Gjithmonë nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese.
Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale.