Biden nominon shqiptarin e diplomuar në Kosovë, për ambasador amerikan në Malin e Zi

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nominuar për ambasador në Mal të Zi, diplomatin Bix Aliu, një shqiptar i lindur në Chicago, me prindër që kishin imigruar nga Kërçova e Maqedonisë Veriore.

I lindur në Chicago, Bix (Begzat Azem) Aliu është një diplomat i karrierës që deri së fundi ka qenë i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest.

Më herët, ai ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës amerikane në Krakoë, të Polonisë. Paraprakisht, kishte shërbyer edhe si zv/shef i Ambasadës amerikane në Malin e Zi, si dhe ka qenë me mision edhe në Tiranë.

Bix Aliu është një diplomat i jashtëzakonshëm i cili flet disa gjuhë të huaja anglisht, shqip, serbisht , polonisht, , por mund të korrespondojë edhe në gjermanisht, turqisht dhe greqisht. Puna e tij e çoi atë në shumë vende të botës ku ai mundi të njihte kultura të ndryshme.

Bix Aliu filloi studimet për mjekësi në Universitetin e Çikagos dhe u diplomua në Fakultetin e e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë ndërsa masterin e ka kryer në Pennsylvania .