Kamerat fokusojnë Konjufcën duke argumentuar me Kurtin, Bislimin e Muratin, duket se ka mospajtime mes tyre

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca duket se s’u morën vesh për diçka, në seancën e sotme të Kuvendit.

Teksa kryeparlamentari po merrej me procedimin e një votimi, kamerat fokusuan kryeministrin, zëvendësin e tij Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, të cilët dukeshin nervoz, raporton Gazeta Express.

Kurti dhe Bislimi shihen duke iu ankuar Konjufcës, ndërsa kryeparlamentari argumenton diçka me ta, po ashtu.

Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca ishin mbrëmë bashkë për ta shikuar një film.

“Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami”, shkroi Konjufca mbi fotografitë të cilat i publikoi në Facebook.