Kida është ndër artistet më të suksesshme shqiptare që ndër vite ka sjellur hite të shumta muzikore.
Edhe këtë vit këngëtarja e njohur ka vazhduar me intensitet të njëjtë duke vazhduar të jetë aktive me projekte të shumta dhe mbrëmje muzikore.
Një sukses të madh, Orhidea Latifi (emri i plotë) e ka arritur edhe së fundmi duke u bërë artistja e parë shqiptare që tashmë ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube secila.
Foto: Kida/Instagram
Lajmin për thyerjen e këtij rekordi e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e cila e ka shpërndarë në InstaStory.
Këtë sukses Kida e arriti me këngët “Dale” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “PP” me Mozzik dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun.
Reklama
Foto: Kida/Instagram
Kjo e bën Kidën të vetmen artiste në industrinë e muzikës shqiptare që arrin një sukses të tillë.
Ndërkaq, kujtojmë që kënga e fundit e Kidës është një bashkëpunim tjetër me Butrint Imerin “AM/PM”.
Këngëtarët sollën duetin e tyre të dytë së bashku në korrik të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 27 milionë klikime. /Telegrafi/