Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka ironizuar politikat e Bashkimit Evropian. Gjatë një fjalimi që mbajti në një takim me partin në pushtet, Mevlut Çavusoglu komentoi mënyrën se si BE-ja po trajton krizën energjitike.
Ministri turk tha se politikanët evropianë janë të paaftë në aplikimin dhe zbatimin e politikave evropiane, e për këtë arsye janë të destinuar të ngrijnë së ftohti gjatë dimrit.
“Nuk kanë vizion, janë xhelozë që nuk mundën të ndërmarrin politika europiane, prandaj do të ftohen”. Zoti i ndihmoftë, ndërkohë që Turqia nuk ka asnjë problem ”, tha ndër të tjera Çavushoglu .
Me tone ironizuese, ministri i Jashtëm i Turqisë vazhdoi të thoshte “ nëse BE-ja do të kishte bashkëvepruar me ne dhe do të kishte lënë mënjanë arrogancën e saj, atëherë do të ishte një lojtar global që të gjithë do ta duartrokisnin. Por ata nuk kanë vizion. Arroganca, xhelozia i verbon. Dimri po vjen. Kryesisht vendet e Europës po pyesin si do ta kalojnë dimrin? Sa ftohtë do të jetë? Zoti i ndihmoftë”, tha Cavousoglou .
Sipas tij,, Turqia nuk ka asnjë problem me çështjen e gazit natyror dhe kjo po ndodh për shkak të politikave tona, duke iu referuar qëndrimit të vendit të tij ndaj Rusisë pasi Ankaraja zgjodhi të mos vendoste sanksione ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.
“Edhe vendet më të pasura po i drejtohen Turqisë. Dhe kjo sepse ne e përdorim shumë mirë pozicionin tonë gjeopolitik dhe në dobi të të gjithëve. Sot janë të pakta vendet që bëjnë përpjekje të sinqerta për të zgjidhur problemet e botës”, tha ministri i Jashtëm turk.