Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar edhe në fushën e arsimit!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria Kurti është treguar e paaftë në menaxhimin e situatës me grevën.

‘’ Kemi hyrë në javën e dytë të muajit shtator, kur fëmijët do duhej të ishin në shkolla bashkë me mësimdhënësit për të vazhduar procesin mësimor, por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh për shkak grevës nga SBASHK-u dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti për të menaxhuar me këtë situatë, e cila ka për shkak dështimin e tyre edhe në fushën e arsimit’’, tha Krasniqi

Sipas deputetes Krasniqi, mos fillimi i procesit mësimor në shkolla është në përgjegjësi të Qeverisë.

“Qeveria e ka për obligim për të gjetur rrugëdalje, çdo ditë e humbur në mësim është pasojë për fëmijët, ata që janë e ardhmja e ndritur e këtij vendi, andaj mësimi duhet të nis sa më parë”, ka shkruar ajo.

Statusi i plotë: