Tahiri: Koha për Ramush Haradinajn kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë kërkesë publike që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër.

Sipas Tahiri tash është koha që Ramush Haradinaj ta rimarr postin e kryeministrit, prej të cilit tha dorëheqje kur u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte.

Tahiri rënditi disa arsye pse Haradinaj duhet ta marrë këtë post.

Ai theksoi se kur Ramushi Haradinaj kishte postin e Kryeministrit në Kosovë kishte 24 orë rrymë, taksa 100% ndaj Serbisë, Trepça ishte 100% e Kosovës, u ndaluan lojërat e fatit, dhe veteranët trajtoheshin dinjitetshëm”.