Nol Nushi ia kthen Kurtit: E kuptoj që të vlon lukthi kur ta shpërfaqim qeverisjen e mbrapshtë

Sekretari organizativ në Partinë Socialdemokrate, Nol Nushi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, pasi tha se aksioni i djeshëm i PSD-së u bë për inati.

Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se mielli nuk është inat.

“Inatin e juaj mos e m’veshni te PSD. E kuptoj qe te vlon lukthi kur nje subjekt i “vogel” ta shperfaqe krejt hipokrizine e qeverisjen e mbrapshte. E di qe e don me e pase edhe opoziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet”, ka shkruar ai.