




Një student një herë, u përgjigj kështu në pyetjet e provimit:
Në cilën betejë vdiq Napoleoni?
– Në betejën e tij të fundit.
Ku ishte e nënshkruar Deklarata e Pavarësisë?
– Në fund të fletës.





Cili është shkaku kryesorë për ndarje?
– Martesa…
4. Cili është shkaku kryesorë për dështim?
– Provimet.
Ç’ka nuk mund të hamë në mëngjes?
– Drekë dhe darkë.
Ç’është ajo që duket si gjysëm molle?
– Gjysma tjetër.
Nëse hedhni një gur të kuq në një det të kaltërt, atëherë ç’farë ndodh me gurin?
– Laget.
Si mundet njeri të qëndrojë 8 ditë pa gjumë?
– Pa problem, duke fjetur natën.
Si mund të ngreni një elefant me një dorë?





– Nuk besoj se do të gjeni elefant që ka vetëm një dorë.
Nëse keni 3 molla dhe 4 portokalla në një dorë, dhe 4 molla dhe 3 portokalla në dorën tjetër, ç’është ajo që keni në fakt?
– Duar shumë të mëdha!
Nëse 8 njerëzve ju janë dashur 10 orë për të ndërtuar një murë, atëherë sa
orë do t’u duhen 4 njerëzve?
– Asnjë orë! Muri tashmë është i ndërtuar.
Si do të mund të hedhni një vezë të pa zier në dysheme prej betoni, pa e thyer atë?
– Si të doni, dyshemetë prej betoni thyhen shumë rëndë