Po ndodh në këtë shtet afër Shqipërisë/ Çmimet simbolike në bregdet – çadrat gratis për pushuesit, jehonë muzika shqipe

Pushues të shumtë përzgjedhin Greqinë si destinacion për t’i kaluar pushimet verore.

Turistë nga vendet e Ballkanit, kryesisht nga Maqedonia Veriore, Serbia por edhe Kosova, frekuentojnë plazhet e bukura të shtetit helen.

Ndryshe nga ky i fundit, shteti amë, Shqipëria kësaj here ishte thuajse i boshatisur në vlugun e verës (muajin korrik). Çmimet në bregdetin shqiptar ishin enorme.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, i cili ka kritikuar bizneset bregdetare për rritjen e madhe të çmimeve pas shqetësimit se ka një rënie të numrit të turistëve.

“Nëse dikush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri, dëm vetes së vet i bën. Nëse në fund do ta kemi këtë konstatim, do të jetë një mësim shumë i mirë në treg konkurrues, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet”, ka thënë ai.

Por, t’i kthehemi Greqisë. Në njërin prej vendeve më të bukura, plazhin Kallithea, çmimet për pushuesit ishin tejet simbolike.