Adriana Matoshi nervozohet me tollovinë në trafik, ja çfarë po kërkon (VIDEO)

Kolonat e veturave janë problematikë në çdo pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Lidhur me këto kolona së fundmi ka folur edhe aktorja e njohur kosovare, njëherësh deputetja Adriana Matoshi.

Ajo në një InstaStory ironizoi me këto kolona duke ‘kërkuar’ mjaltë për kolona.

“Përshëndetje, shpresoj që jeni mirë, po po më vyen ndihma juaj, mos rasisht dikush din ku ka mjaltë për kolonë, nëse dini ju lutem më shkruani, ju dua”, tha ajo.