




Blerando njihet si njëri nga artistët e rinj në trojet shqiptare, kënga e tij e fundit titullohet “Xhensila” ku vet ai tha se është dedikim për këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Së fundmi në një intervistë për ‘Abc e mëngjesit” ai tregoi se a ka pasur ndonjë reagim nga këngëtarja apo bashkëshorti i saj pas lansimit të këngës.





“Për Xhensila Myrtezajin e kam këngën. Është pak provokuese. Besi më ka reaguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’. Xhensila nuk ka reaguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”, tha Blerando.
Tutje ai tregoi se tekstet e këngëve i shkruan vet. /Lajmi.net/