Ngjyra nuk është çështje trendi, por e lëvizjeve të tregut…
Një analizë e platformave më të fuqishme gjermane të shitjes së veturave, e kryer nga një medium i profilizuar rajonal, tregoi se veturat ngjyrë vjollce do të humbasin në çmim deri në 27 për qind në krahasim me çmimin mesatar të veturave të të njëjtit lloj dhe të së njëjtës performancë.
Përveç kësaj, nëse vetura është ngjyrë argjendi, ajo humbet 25 për qind, ngjyrë ari rreth 23 për qind, e kuqe 11 për qind, blu 10 për qind dhe e fundit jeshile vetëm 1 për qind, transmeton Telegrafi.
– Ndoshta e kuqja është një zgjedhje e shkëlqyeshme për Ferrarin, por nëse blini një veturë të përdorur si Volkswagen Passat ose BMW Seria 5, kjo ngjyrë është e papërshtatshme, domethënë do t’ju shkaktojë kokëçarje kur do ta shisni – kështu theksojnë në platformën më të famshme gjermane për shitjen e veturave të përdorurave Mobile.de.
Nuk do të gaboni nëse blini një veturë ngjyrë portokalli, sepse sjell rreth 5 për qind çmim më të lartë se mesatarja kur do ta shisni, e bardhë 6 për qind, e zezë 10 për qind, gri 10 për qind dhe e verdhë 13 për qind janë edhe zgjedhjet më të mira.
Nga kjo platformë, ata vunë re se të njëjtat vetura me ngjyra më të gjalla shihen shumë më pak në reklamat në internet sesa ato me ngjyra më neutrale si gri ose e zezë.
Këta ekspertë paralajmërojnë se kur blini, gjithmonë mbani në mend se ngjyra duhet të përputhet me klasën e veturës, nëse doni ta shisni mirë veturën e përdorur.
Shmangni ngjyrat e modës, të cilat kanë qenë në modë për një kohë, por shpejt do t’ju bëhen si një halë në sy…