Mirëmbajtësja hyn gjatë lajmeve, momenti bëhet viral (VIDEO)

Një video nga edicioni qendror i lajmeve në News 24, po qarkullon në rrjetet sociale duke u kthyer në “virale”.

Bëhet fjalë për nirëmbajtësen e televizionit, e cila padashur ka hyrë në studio gjatë transmetimit në kohë reale, dhe ka kaluar prapa shpinës së moderatorit të lajmeve, Edvin Peçi.

Ajo e kupton me vonesë se është në transmetim direkt dhe largohet me shpejtësi.