




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti i ka shkaktuar dëm të madh sektorit të arsimit, shkruan GazetaBlic.Sipas tij, vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro dhe se aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri.
“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.





Por, dëmi më i madh nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti i është shkaktuar sektorit të Arsimit. Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro. Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri”, ka shkruar ai.Shkrimi i plotë i tij: