Deputetja e CDU-së Duda Balje ka folur për debatet që ka pasur në një komision parlamentar me Armend Mujën.
Ajo në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se ka qëndrime të ndryshme me LVV-në për disa çështje dhe kjo është reflektuar edhe në komisionet punuese.
“LVV nuk e ka shumicën tashmë në komisionin ku jam pjesë edhe unë. Lista serbe nuk merr pjesë ne komision fare dhe rrjedhimisht Armend Muja duhet ta tregojë vetën dhe të gjejë vota. Ata kërkojnë përjashtimin tim ën mënyrë që në komision të vijë dikush tjetër” tha ajo.
“Unë për shkak të Armend Mujës nuk do të braktisi koalicion me LVV-në. Tash për tash nuk prishet koalicioni. Nuk është koha për zgjedhje. As ne e as opozita nuk është gati për zgjedhje. Nuk e di më kë ka biseduar zotri Gashi. Me grupin tonë nuk ka folur”.
Balje ka thënë se nuk ka presion për të ndryshuar votën në lidhje me Projekt-Kodin civil, por ndryshe sipas saj ka ndodhur me Trustin.
“Vota ime kundër Projekt-Kodit civil është në përputhje me vullnetin e elektoratit tim. Kam takuar qytetarë dhe intelektual, dhe ata janë shprehur kundër ndryshimeve në Projekt-Kod”, deklaroi Balje.