




Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e fundit të gazetarit Bledi Mane lidhur me përdorimin e vajit të ullirit nga kosovarët.
Ai thotë se këso deklarata priten me shqetësim në Kosovë, pasi sipas tij, kosovarët e duan shumë Shqipërinë.





“Në momentin kur këso zëra dalin, atëherë rriten pakënaqësitë pasi ne mendojmë se bëjmë shumë për ta”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.
Ai shton se kosovarët janë një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e turizmit në Shqipëri, por shton se nuk e mbajnë ata këta sektorë.
“Kosovarët sillen në Shqipëri, sikur diaspora në Kosovë. Na po ju majna, e kështu. Kosovarët janë inxheksion për Shqipëri është e vërtetë. Kur shkoj në Sarandë në gusht, shumica kanë qenë të Italisë. Kosova është inxheksion i rëndësishëm, por nuk është që e mabn gjallë. Ndoshta në veri të Shqipërisë disa pjesë dhe Durrës. Është e destinuar për atë turizmin masiv. Shihet nga ofertat”, shton ai.
Tutje Syla bëri thirrje që të rriten vizitat nga shqiptarët e Shqipërisë drejt Kosovës.