“Koha për Shqipërinë Etnike apo?!” Analisti serb: Trumpi do tre shtete përfundimtare në Ballkan

Analisti dhe gazetari Branislav Krstiç ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, ku foli për rolin dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, si dhe sfidat që kanë përballë administratat amerikane dhe Bashkimi Evropian në rajon.

 

Gjatë intervistës, Krstiç theksoi se pa një angazhim serioz amerikan, nuk mund të pritet stabilitet dhe zgjidhje afatgjata në Ballkan.

“Ne e dimë që qysh e kanë kaluar zyrtarët në Ballkan. Mua më duket që ata nuk kanë kredibilitet dhe në Prishtinë më pak. Pa ndikim serioz të Amerikës nuk do të jemi mirë. Pa amerikanët nuk gjendet zgjidhje në Ballkan.

 

Trump do tre shtete përfundimtare në Ballkan. Trumpi ka një sfidë tjetër me BE. Diçka brenda Evropës nuk është serioze me administratën amerikane. Ne nuk e dimë si do reagojë administrata amerikane. Mua më duket që pa dorën e SHBA nuk shkojmë përpara në asnjë hap.”, u shpreh Krstiç.