Reumatologia Laerta Kakariqi, ka folur për dhimbjet e shpinës dhe shkaqet që i shkaktojnë ato në në “Abc-ja e mëngjesit”.
Ajo vuri në dukje se qëndrimet e zgjatura në një pozicion të caktuar, jeta sedentare apo mosaktiviteti fizik shkaktojnë ndryshime në pjesën e shtyllës kurrizore që mund të mos kenë përmirësim.
Kur duhet të shqetësohemi për dhimbjet e shpinës? “Kryefjala është dhimbja. Nëse është një dhimbje që mund të jetë e pozicionuar në një nga këto tre pjesë, nëse është një dhimbje momentale sigurisht që nuk shkohet menjëherë tek mjeku, kalohet vetvetiu ose duke marrë aktivitet fizik.
Por nëse është e vazhdueshme dhe bëhet disa ditore apo është një dhimbje që në momentin e parë është shumë e fortë që e ngrin pacientin në një pozicion të caktuar dhe e ka të pamundur t’i kthehet sfidë çfarëdo lloj lëvizjeje, atëherë të shkuarit tek mjeku bëhet e detyrueshme që në momentin e parë.”, u shpreh ajo.
Më tej, reumatologia theksoi se dhimbjet e shkaktuara nga sëmundjet se artroza rëndohen gjatë periudhave kohore me lagështi, ndërsa dhimbjet që vijnë nga shkaqe të tjera mund të ndodhin në çdo kohë.
Ndër të tjera, reumatologia vuri theksin dhe tek mbipesha teksa shtoi se është e rëndësishme rënia në peshë pastaj vijimi me mjetet terapeutike.
“Kur flasim për suportera të jashtëm, siç është pjesa e kolareve, ndihmon shumë për të paktën një periudhë të caktuar kohe, hiqet kur flemë dhe mbahet gjithë ditës.
Ndërkohë për pjesën e korsesë rekomandohet shumë tek adoleshentët dhe të rinjtë që kanë probleme të skoliozës dhe sa më herët të kapet kjo fillon të bëjë korigjimin. Sigurisht duhet parë që të mos prekë funksionet vitale dhe një shtrëngim shumë i madh nuk duhet.
Tek pjesa e mesit korsetë ndihmojnë shumë në rastin e lumbagove, sepse krijojnë një suport të mirë që ndihmon eprsonin që e vuan gjatë aktiviteti fizik.”, shtoi reumatologia.