Disa pamje l ufte që dokumentojnë momentin kur një ish-ushtar i UÇK-së, atëkohë 24 vjeçar, sypatrembur në pozicionin e tij përballej me ushtarët serbë, u bënë virale në rrjet.
Ushtari i UÇK-së i përfshirë në video ishte Hasan Zogaj, nga fshati Lladroc i Malishevës, me të cili lajmi.net ka realizuar një rrëfim lufte të përmbledhur në storie.
Hasani pas 20 vitesh u kthye në të njëjtin vendin për të rrëfyer momentin e jashtëzakonshëm që la të habitur opinionin e gjerë.
Hasani gjatë kohën së luftës ishte kthyer nga Gjermania për të kontribuar në l uftën e UÇK-së, por që nga përfundimi i l uftës, Hasani është duke punuar në ndërtimtari.
Imazhi i Hasanit tregonte vuajtjet e pamëshirshme të përditshmërisë së jetës, por ai dukej shumë krenar që i ka ndihmuar popullit të tij.
Hasani tregoi edhe për marrëdhëniet që kishte me ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si janë ato tani?
Ish-ushtari i UCK-së, po synon ta lë Kosovën pas thotë se nuk pret një të ardhme të mirë këtu.
Hasani kishte një mesazh të fuqishëm për komandant Çelikun? Këto dhe detaje të tjera i gjeni rrëfimin më poshtë. /Lajmi.net