Paralajmërohet fundi i Open Ballkanit/ “Po digjet para hundëve të Ramës dhe Vuçiqit”

Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Serbia janë tri shtetet që morën iniciativën për formimin e Ballkanit të Hapur.

Iniciativën e tillë e morën sidomos lideri serb Aleksandër Vuçiq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Tashmë këto vende kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Mirëpo, kjo iniciativë tashmë po shihet si një dështim, përshkak se nuk po bashkohen shtetet e tjera të Ballkanit, edhe pse Mali i Zi mund ta bëj këtë.

Kështu shprehet ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai shton se, Kosova në vitin 1999 nga autonomia që kishte në ish-Jugosllavi u shpall shtet i pavarur e sovran.

Edhe pas këtyre viteve të Pavarësisë së Kosovës, Tërnava shton se Serbia ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, kurse insiston që Kosova t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur.

Kjo sipas tij, nuk po dihet se në çfarë cilësie po e fton Kosovës, si shtet apo si autonomi që ishte dikur, prandaj shton se, sikur Serbia ta njihte shtetin e Kosovës, kjo iniciativë do të kishte kuptim tjetër.

Në krejt këtë situatë të pa qartë të Ballkanit të Hapur fajtorja kryesore që po i ndihmon Serbisë është Shqipëria, me përafrimin afër Serbisë e që në të kundërtën ishte dashur Kosovës t’i qëndroj pranë”, pohon ai.

Sipas tij, koha po e bënë të veten “dhe kjo iniciativë e Ballkanit të Hapur po e merr përfundimisht goditjen vdekjeprurëse si iniciativë ruso serbe për të ashtuquajturin Ballkani i Hapur”.

“Kundërshtimi që u theksua qartë dhe artikulua me forcën e argumenteve edhe në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore që u mbajt në Mal të Zi, dhe si alternativë e përshpejtimit të integrimit të rajonit në BE po rikthehet fuqishëm në agjendë Procesi i Berlinit për Ballkani Perëndimor”, potencon ai.

Në këtë samit që e përmend Tërnava, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të hapë Ballkanin vetëm nëse ka barazi, por jo me njerëz që vijnë nga garnitura e regjimit të Millosheviqit e të cilët janë kreator të ideve të tilla, prandaj përtej kësaj vendet e rajonit duhet të bashkohen më shpejtë në aleancën e NATO-s.

“Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi. Anëtarësimin e Kosovës në NATO e shohim si garancinë e vetme të stabilitetit afatgjatë në rajon. Në nismën ‘Open Ballkan’, mund të ketë Ballkan të hapur vetëm nëse e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Tërnava pohon se, po shihet ashiqare se edhe Maqedonia është duke shikuar drejtë Procesit të Berlinit dhe kthyer shpinën Ballkanit të Hapur që nuk është gjë tjetër veç si mbulesë për Minishengenin që ishte në fillim dhe u refuzua nga të gjithë.

Se vendet e Ballkanit nuk mund të ndërtojnë një krijesë paralele të izoluar nga Evropa dhe të kontrolluar e dominuar nga interesa politika që bijën ndesh me BE-së, është deklaruar edhe Emisari i BE-së për Ballkanin që është edhe lehtësues për bisedimet Kosovë -Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se rajoni nuk është i vetëm.

“BE-ja është me ju dhe ju ndihmon për të kapërcyer pasojat e luftës, qoftë në lidhje me ekonominë apo ndikimin social. Ne kemi një plan se si të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi bazohet në vlera të përbashkëta dhe është e rëndësishme që vendet e rajonit të demonstrojnë këto vlera të përbashkëta. Rajoni nuk mund të presë, kjo është e qartë për ne”, ka thënë Lajçak.

“Tani kur janë pikëpamjet e lëvizjes së shteteve të Ballkanit drejt BE-së, me projekte të qarta dhe të njohura, nuk ka pse të kërkohen variantet tjera, e që na krijohen dyshime për të ardhmen sikur e kemi sprovuar nën ish bashkësinë e Federatës së kaluar. I vetmi vend që duhet ta synojnë të gjithë, që të jenë pranë dhe anëtar të saj është BE”, shprehet Tërnava.