Ndërpritet emisioni, ish-truproja i Ibrahim Rugovës tenton të gjuajë kur këndohet për Ibrahim Rugovën (VIDEO)

Në emisionin Kojshia Show, për këtë të diele, pos Ukë Rugovës, djalit të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të ftuar ishin edhe truproja i tij i afërt Elez Nikçi, si dhe truproja tjetër i ish-0presidentit Rugova, Faruk Nura.

Në këtë emision shpesh herë jemi mësuar të shohim situata të papritura.

Kështu ndodhi edhe në këtë emision kur Faruk Nura, ish-truproja i Ibrahim Rugovës tenton të gjuajë me a rmë pasi shahirat “Folkloristar” këndojnë një këngë kushtuar presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas këtij momenti, ka reaguar moderatori duke ndërprerë emisionin.

Ndiqeni minutën e 54:00 të emisionit për ta parë ketë moment.