Ky është Infermieri nga Prishtina që kryen shërbime mjekësore falas (Video)

Infermieri që sapo ka përfunduar studimet e nivelit Baçelor viziton familjet në nevojë dhe kryen k ontrolle pa pagesë.

Betimi i Hipokratit për disa është procedurë por për Qëndrim Berishën është premtim i dhënë që duhet mbajtur. Infermieri që sapo ka përfunduar studimet e nivelit Baçelor viziton familjet në nevojë dhe kryen kontrolle pa pagesë.

Familjes që e vizitoi i solli lajme të mira duke i treguar nikoqirit se i është përmirësuar gjendja shëndetësore.

Infermieri në këtë familje ishte në vizitë edhe ditë më parë, gjë që u bë shkas që Brahim Latifit t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.