Vuqko:”Të ndalet Kurti, derisa s’është bërë vonë!”

Sherif Ramabaja

“Perëndimi, EU, SHBA, dhe NATO duhet ta ndalin Kurtin. Ai ka vendosur ta sulmoi dhe pushtoj Veriun, t´i sulmoi serbët dhe Serbinë, si dhe ta destabilizoi rajonin. Ne jemi për paqe, po ai ka zgjedhur konfrontimin dhe luftën. Ta shikoj bota dhe OKB se ç’po ndërmerr me teneqet e automjeteve ndaj serbëve. Ai do që ta turpëroi Serbinë dhe popullin serb. Derisa nuk e tërheq vendimin mbi teneqet, nuk do të ketë dialog.

Në Kosovë priten trazira, nëse nuk ndërmerrni asgjë. Kështu Vuçiq e përgatiti brifingun e lajmeve të mëngjesit të radiove, kanaleve televizive, mediave, portaleve dhe altoparlantëve të Serbisë. ( të gjitha nën dirigjimin e tij ). Kësaj informate i paraprinte edhe video incizimi i Radojçiqit i cili shiste trimëri: ja ku më keni, në ua mbajtë bytha ejani.

Nuk është për t´u çuditur, sepse kjo gjuhë e kryetarit të shtetit të Serbisë Vuçiq, është e njohur që nga koha e punëdhënësit të tij, krimineli Miloseviq. Po ashtu kjo është e njëjta gjuhë e UDB – së serbe, e Putinit, Lavrovit dhe e shtetit zyrtar rus e serb.

Më në fund shpresohet që perëndimi duhet të zgjohet nga gjumi dhe realitetin ta sheh ashtu siç është, përndryshe vërtet do të jetë vonë, ashtu siç ishte vonë për Srebrenicën, Vukovarin, Dubrovnikun, Reqakun, Prekazin, Krushën, Mejën dhe masakrat e tjera anë e mbanë Kosovës.

Në të kundërtën kjo është një parapërgatitje për një konflikt, të cilin do ta filloi Serbia, me instruksionet e despotit Putin.

Kosova nëse nuk mund t´i shmanget një konflikti të tillë, duhet të jetë gati për zgjidhjen përfundimtare njëherë e përgjithmonë të çështjeve të hapura me Serbinë.

Çështjet e hapura për shqiptarët janë shumë të njohura: kthimin e territoreve të pushtuara deri te Molla e Kuqe, Nishi, kthimin e manastireve dhe kishave ilire si trashëgimi e popullit tonë, njohja e gjenocidit nëpër shekuj ndaj popullit tonë, tërheqjen e falsifikimeve dhe kthimin pa kusht të përvetësimeve të trashëgimisë kulturore të popullit tonë etj.

Rasti më i mirë për të vepruar për shqiptarët do të ishte momenti i tashëm, kur pritet shkatërrimi i perandorisë ruse. Iniciativa për ta hequr si barrë nga vetja Serbinë, duhet të rrjedh nga shqiptarët, se po u prit se çdo të ndërmerr perëndimi, do të mbetemi të zhgënjyer.

Putini agresionin në Ukrainë e ka filluar me synim për Rend të Ri Botëror me qëllim që t´u kundërvihet SHBA dhe perëndimit. Për t´i realizuar planet e tij djallëzore atij i duhet që ta destabilizoi tërë botën, duke nxitur uri, konflikte dhe luftëra gjithkund ku mundet.

Vuçiq është në pritje se si dhe kur do të përfundoi ky Rend i Ri Botëror i planifikuar nga Putini. Në këtë rast nëse Putini do të kishte sukses, Vuçiq shpreson që ta zgjeroi ekspansionin me Ballkanin e Hapur, në rast se dështojnë planet me Putinin do t´i përkulej perëndimit: se unë isha me ju, dhe do të bënte përpjekje që sa më shumë të përfitoi, atë që mundet nga Kosova.

Këto plane mendon Vuçiq që askush nuk i di përpos atij, Putinit dhe Dodikut. Shqiptarët i dinë shumë mirë djallëzitë e tij dhe paraardhësve të tij, prandaj sot ose kurrë, sepse më të fuqishëm s`kemi qenë asnjëherë, përkundër që Serbia me të njëjtat qëllime është armatosur”