




Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në disa media ku lakohet emri dhe mbiemri i tij, megjithatë ajo që është për t’u habitur nga ky reagim është se si ministri mendon se, Kimete Berisha është një medium, e jo person.
Ishte një shkrim i Kimete Berishës, opinioniste me ndikim në opinionin kosovar, ajo që u bë lajm në mediat vendore, ku citohet, “varfëria po rritet, kokrra e grurit po zvoglohet, Peci ka mbetur Pec”, shkroi ajo.





Në reagimin e Pecit thuhet se ai është bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin e tij.
“Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim”.
Ministri ndër të tjera thotë se në Mitrovicë ka shumë Pecë, për ç’gjë kemi njohuri dhe e respektojmë ashtu si shumë mbiemra të tjerë të shquar kosovarë.