Telefonata me vëllain e Nuredin Lushtakut: Çka thotë ai dhe pse acaroi dy kolegët në studio sapo e mbylli

Një telefonatë me vëllain e Nuredin Lushtakut, ka acaruar debatin në një nga studiot televizive kosovare. Inkuadrimi i Kemajl Lushtakut, vëllait të Nuredin Lushtakut në emision bëri që të ketë përplasje të gjatë mes udhëheqësit të emisionit Ermal Panduri dhe analistit Ylli Hoxha.

Telefonata, që e transkripton Periskopi – më poshtë A gazetari, B – Kemajl Lushtaku ishte kjo:

A: Alo, a po flas me Kemajl Lushtakun?

B: Po.

A: Po iu thërras nga emisioni i debatit, kemi informata se familja juaj dhe polici keni pasë probleme edhe më herët, a mund të na thoni diçka më shumë?

B: Jo, jam jashtë vendit edhe s’kam çka flas se atë policin e njeh krejt Skënderaji.

[B e mbyllë telefonin].

Por kjo telefonatë acaroi studion, ku Ylli Hoxha akuzoi Ermal Pandurin se po mundohet t’ia ndërtojë profilin e fajtorit policit që është viktimë. /Periskopi/