Kjo është shtëpia e një Mërgimtari me zemër Shqiptari me flamurin Kuq E Zi (PAMJE)

Shqiptarët anembanë botës çdoherë e më shumë po dëshmojnë identitetin e tyre dhe po tregojnë vlerat kulturore dhe kombëtare, transmeton albinfo.ch.
Një shtëpi në Gjermani ka marrë pamje tjetër, atë të flamurit kuq e zi, me shqiponjën dykrenare.

Thuhet se kjo është shtëpia e mërgimtarit, atdhetarit dhe afaristit, Memetaki Halimi nga Cerrotica e Luginës së Preshevës.

Është dizajnuar me ngjyrat kuq e zi dhe me simbolin kombëtar, flamurin e ka dizajnuar në dy anët ballore të shtëpisë me shqiponjën dykrenare.

Ndërkohë që përballë shtëpisë valon flamuri kombëtar shqiptar.