




Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se komunikata e Listës Serbe që reagimin e tij ndaj Milan Radojciq si “kërcënim me vdekje” është qesharake dhe e ka quajtur veprimtarinë e LS-së si “kriminale”
“Realisht barazimi i kësaj i bie destabilizimi i Kosovës. Ne e dimë për Radojciqin. Zhvendosja nëpër male prej zyrave të kryeministrave e institucioneve dhe thirrja për destabilizim tregon për skenarët të ristrukturuar së bashku me Vucicin. Nuk thashë asgjë të re. Ka ndodhur me vite në Kosovë. Krimi në pjesën veriore nuk ka mundur të ndodhë pa pjesëmarrjen e shtetit serb. Shto këtu që Radojcic është në listë të zezë të Amerikës dhe shtoja edhe vrasjen e Oliver Ivanovic ku ky është i dyshuar kryesor”, thotë Rexhaj në DPT të Fidani në T7.





“Kjo deklaratë shkon edhe më tej që e kam kërcënuar me jetë. Kjo është qesharake. Është nocion i vjetër i politikave serbe ku gjithmonë në sfond e ngrenë viktimizimin. Në fakt ky në është viktima në asnjë nivel por thërret në destabilizim. Pra pjesa e parë është qesharake, ndërsa pjesa e dytë është se kërcënues e shoh Radojcicin. Kjo tregon për natyrën kriminale të Listës Srpska dhe veprimet kriminale në veri të vendit. Nuk e marr Listën Srpska si diçka private. Është qesharake. Kam potencuar se Radojcic është indikator i sferës politike në veri të vendit”, përfundon ai. /Gazeta Express/